Bota

BE në alarm për buxhetin e Italisë

Komisioneri i Bashkimit Europian, Pierre Moscovici paralajmëroi sot se buxheti i vendosur nga qeveria populiste e Italisë ka thyer rregullat e BE-së.

Partitë në pushtet, Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) dhe Liga vendosën të enjten buxhetin e vitit 2019 me një deficit prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

“Ky është një buxhet… që sot duket sikur është jashtë parametrave të rregullave tona. Ky është një buxhet me të cilin Italia, që ka një borxh publik prej 132%, ka zgjedhur zgjerimin dhe stimujt ekonomik”, theksoi Moscovici për radion RMC.

Sipas Paktit për Stabilitet dhe Rritje të BE-së, të arritur pas krizës ekonomike të vitit 2008, vendet e eurozonës duhet të mbajnë deficitin brenda 3% të PBB-së dhe të limitojnë borxhin publik në jo më shumë se 60% të PBB-së