Kosova
Policia jep detaje për planin policor në protestën e LVV-së
Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e paralajmëruar siç
parashihet me Ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet nesër
në Prishtinë, Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e
nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e protestës, i cili ka për
qëllim mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.
Me anë të një njoftimi policia ka thënë se “Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, përmes përfaqësuesve të saj ditë më parë
ka realizuar një takim me organizatorët e kësaj proteste, për të diskutuar rreth
mbarëvajtjes së qetë të kësaj proteste, e që është qëllim primar i Policisë së
Kosovës”.
“PK-ja si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform
Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin
dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe për krijimin e mundësisë
së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve, duke përfshirë masat në riorientim të trafikut
rrugor.
Policia e Kosovës mbështetur në të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e
lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Policia e Kosovës do të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, çdo
herë duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe çdo herë duke treguar sjellje
profesionale gjatë realizimit të detyrave policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës