Lifestyle
Aktorët flasin për përvojat në filmin që trajton incidentet racore
Si një zezak që është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, aktori John David Washington nuk ka qenë ndonjëherë viktimë e dhunës dhe racizmit.
Por ai u trondit kur u përgatit për të luajtur rolin e një polici të Nju-Jorkut, i cili qëllon një afro-amerikan të paarmatosur në filmin “Monsters and Men”.
“E kam studiuar dhe praktikuar rolin për rreth një muaj dhe mund të them se ato ishin net pa gjumë për mua”, ka thënë mes tjerash Washington.
“Monsters and Men” është në mesin e një varg filmash të frymëzuar nga vrasjet e burrave dhe grave të paarmatosura nga policët, raste që kanë nxitur trazira dhe protesta masive në qytetet amerikane.
Filmi shpjegon një incident dhe tregon jetën e tre burrave zezakë që jetojnë në lagjen Bruklin të Nju-Jorkut.
Anthony Ramos ndërkaq e luan personazhin e një babai, i cili siguron një xhirim të policisë dhe është në konflikt me një polic për ta publikuar atë.
“Filmi nuk është sugjestiv. Nxjerr në pah se çfarë po ndodh tani në vendin tonë, si pozitivisht ashtu edhe negativisht”, tha Washingtoni, 34 vjeç, i cili është djali i aktorit të madh Denzel Washington.
Të shtënat e policisë dhe incidentet racore në Shtetet e Bashkuara gjithashtu nxitën Netflixin të lansojë “Seven Seconds”, “BlacKkKlansman” dhe “Blindspotting” dhe filmi “The Hate U Give” që do të shfaqet prej nesër në kinematë amerikane.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent