E-Diaspora
Zari Xhaferi kandidon në qytetin e Baarit
Politikani shqiptar, Zari Xhaferi (Dzaferi), anëtar i Partisë Socialdemokrate do të kandidojë në Qeverinë e Kuvendit në qytetin e Baarit, ku ai jeton.
Xhaferi është nënkryetar i SP-së së Kantonit Zug dhe kryetar i SP-së për qytetin Baar, shkruan albinfo.ch.
Ai ka qenë kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës.
Albinfo.ch ka ndjekur rrugën e ngritjes politike të Zariut që nga fillimi. Në një intervistë të realizuar pas zgjedhjes së tij deputet kantoni, disa vjet më parë, ai kishte treguar ambicie edhe për politikën në rrafshin ekzekutiv, por duke e vendosur atë “në një të ardhme”.
Xhaferi, i cili punon si mësimdhënës dhe gazetar, është duke e mbajtur mandatin e dytë të deputetit në Kantonin e Zug-ut. Ai është shumë aktiv në jetën shoqërore dhe poilitike të kantonit të ij dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë