Ekonomi

ATA-ja u bën thirrje qytetarëve të marrin kuponin tatimor

Po ashtu tatimet ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor

Administrata Tatimore e Shqipërisë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të tërheqin kuponin tatimor për çdo mall apo shërbim që marrin. Sipas tyre tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithsecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë.

Administrata Tatimore informon se çdo blerës ka të drejtë të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor. Po ashtu tatimet ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor.