Shqipëria
Të udhëtosh shqip në qiejt e botës
Me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe emblemën e stilizuar të shqiponjës dy krenare në trupin e “Airbus 319”, Air Albania me rreth 100 gazetarë nis fluturimin drejt Stambollit
“Ju uroj mirëseardhjen në bordin e avionit të “Air Albania”, Airbus 319”. Këto janë fjalët e para që të presin sapo akomodohesh në bordin e avionit të parë shqiptar. Një ndjesi dhe emocion i veçantë teksa mendon që për herë të parë po udhëton me një avion shqiptar, aty ku çdo gjë flitet dhe lexohet në gjuhën amë.
“Do të jetë kënaqësia e jonë që të ju asistojmë gjatë gjithë udhëtimit”, vijon më tej Elvis Maja, shef kabineti i “Air Albania”.
Pas fluturimit të parë me studentët të shkëlqyeshëm dhe të dytin, me një grup pensionistësh, udhëtimin i tretë i kompanisë me ngjyrat kuq e zi, ishte me gazetarë të medias së shkruar dhe televizive, por edhe me artistë, shkruan “ATSH”.
Djem dhe vajza të kuruar në çdo detaj, me veshjen me motive kuq e zi të urojnë mirëseardhjen sapo hyn në derën e avionit të quajtur “Lasgushi”, për nder të poetit të njohur lirik, Lasgush Poradeci, përcjell albinfo.ch.
Janë rreth 40 vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria, pjesë e ekuipazhit të “Air Albania”.
Me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe emblemën e stilizuar të shqiponjës dy krenare në trupin e “Airbus 319”, Air Albania me rreth 100 gazetarë nis fluturimin drejt Stambollit.
Sapo akomodohesh, në sy të bien udhëzimet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, teksa zëri i Elvisit të shoqëron në shqip duke dhënë këshillat e para për pasagjerët.
“Lidhni rripin e sigurimit kur të uleni. Jeleku i shpëtimit ndodhet poshtë karriges tuaj”, është këshilla e parë me të cilën përballesh sapo akomodohesh, ndërsa të tjera udhëzime i gjen të shkuara po në shqip, krahas shpjegimeve përkatëse të stjuardeseve në rast emergjence, që paraprijnë fluturimin.
Ndërsa “Lasgushi” fluturon në qiellin e hapur, buzëqeshja, shpejtësia dhe gatishmëria e stafit të shoqëron gjatë gjithë udhëtimit duke mos e ndjerë aspak distancën Tiranë-Stamboll.
Pas udhëtimit tejet komod, gazetarët u pritën në Aeroportin e Stambollit nga përfaqësues të kompanisë “Turkish Airline”.
Për përfaqësuesit e mediave ishte rezervuar edhe një tjetër vizitë turistike, një udhëtim mahnitës prej disa orësh me anije në Bosfor, e cila përmbylli këtë vizitë një ditore.
Kthehemi sërish në bordin e “Air Albania”, një udhëtim drejt Tiranës që zgjati sa hap dhe mbyll sytë. Në largim, përshëndetemi po në shqip me ekuipazhin e mrekullueshëm të kompanisë së parë ajrore shqiptare.
“Air Albania”, me modelet më të fundit të avionëve është e para kompani ajrore e flamurit tonë dhe e para kompani ajrore me kapital publik brenda saj, në bashkëpunim “Turkish Airlines”.
Në muajin tetor, “Air Albania” do të nisë destinacionet në qytetet kryesore evropiane, si Roma, Bolonja, Londra apo Milano, avioni i cili do të marrë emrin “Migjeni”.
“Air Albania” do të ketë një linjë direkte edhe Tiranë-New York, avioni i cili do të quhet “Imzot Noli”, duke u kthyer në një shtëpi të përbashkët për gjithë shqiptarët në qiejt e botës.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch