Shqipëria

Policia arreston 11 persona në Shqipëri e Holandë

Policia në Shqipëri njofton se ka arrestuar 11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës në kuadër të operacionit të koduar “Oaz”, ndërsa dy persona janë duke u kërkuar ende.

Që dyshohet të jenë pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Drejtori i policisë Ardi Veliaj dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, në një konferencë për media kanë bërë të ditur detajet e operacionit duke thënë se ky grup ka vepruar kryesisht në Holandë.

Akuzat që rëndon mbi këta persona ka të bëjë me vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, organizim i lotarive të palejuara, pastrim i produkteve të veprës penale, kanosje, prodhim-shitje narkotikësh etj.

Si vepra të rënda kriminale janë dy vrasje të ndodhura në Shkodër në 7 shkurt 2001, dhe 20 qershor 2002.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash” deklaroi drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Mes personave të arrestuar si pjesë e këtij grupi është edhe Armir Grimaj që është trajneri i kombëtares së femrave, ish portieri i Shkodrës dhe ish kandidat për deputet i PD-së.