Integrimi
Burimi: Përse heshtet aksidenti i nënës time?
"Me siguri nuk kemi pasur kurrfarë arsyeje që këtë aksident ta heshtnim me qëllim”, thonë në policinë e Kantonit Aargau
“Ne nuk mund ta kuptojmë përse është kaluar kështu në heshtje fatkeqësia që i ka ndodhur nënës tonë. Apo vetëm pse është kosovare?. Ose për faktin se ngasësi i cili e ka shkelur atë me mercedesin e tij ngjyrë ari, është i njohur këtu, në Wohlen? Në rastet e ngjashme policia njofton gjithmonë”. Kështu pyet dhe akuzon i mllefosur Burim K., 28 vjeçar, nëna e të cilit, Akilja 52 vjeçe është shkelur nga një veturë në brezin e këmbësorëve dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Në policinë e Kantonit të Aargaut, kundërshtojnë. “Ne reagojmë kur bëhet fjalë për aksidente të rënda ose spektakolare me interes publik”, thotë zëdhënësi Bernhard Graser për blick.ch. “Shtrirja e aksidentit nuk ka qenë e qartë nga fillimi, dhe kjo është arsyeja përse ne kemi hequr dorë nga një komunikatë për medie. Me siguri nuk kemi pasur kurrfarë arsyeje që këtë aksident ta heshtnim me qëllim”.
Por Burimi nuk e beson këtë. “Secili në vendin e ngjarjes e ka parë se nëna ime ka qenë e lënduar rëndë dhe nuk ka mundur të flasë. Unë besoj se duan ta mbrojnë shoferin fajtor”.
Dhe, shoferi 61 vjeçar i veturës Meredes CLS 500, siç shkruan portali, është personalitet i njohur në Wohlen. Ai thotë: “Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Unë po kujdesem për viktimën”. Por, familja e Akile K., “për momentin nuk dëshiron kurrfarë takimi me këtë shofer”, thotë Beqir K., 56 vjeçar, bashkëshorti i Akiles. “Ai thjesht, është dashur të ndalonte.. “.
Viktima, e cila është nënë e katër fëmijëve, ka pësuar shtypje dhe ndrydhje të rënda në pjesën e djathtë të trupit. Ndërsa më e keqja është tronditja e trurit dhe çarja e kafkës që ka pësuar ajo, thotë Burimi. „Por ndërkohë është kuptuar se nëna është jashtë rrezikut për jetën.“
Policia ia ka marrë lejen e ngasjes shoferit të mercedesit në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











