Zhvillim
Japonezët të interesuar për investime në Kosovë
Charlie Taka, përfaqësues i kompanisë japoneze “California Hills“ u shpreh i gatshëm për të investuar në ndërtimin e objekteve banesore të kualitetit të lartë
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Gani Koci ka pritur në takim kryetarin e kompanisë japoneze “California Hills”, Charlie Taka, e cila është pjesë e “Global Investment Group” , me të cilin ka diskutuar mundësitë e investimeve në Kosovë, në fushën e patundshmërive dhe ndërtimtarisë.
Me këtë rast zëvendësministri Koci ka njoftuar z.Taka për ambientin që ofron Kosova për investime të jashtme, duke shtuar se legjislacioni është mjaft i avancuar dhe krijon kushte të favorshme investimi në këtë fushë.
“Fusha legjislative në Kosovë është e avancuar e sidomos ajo e investimeve. Kosova ofron mundësi të mira për të investuar dhe jemi të angazhuar që të lehtësojmë procedurat për investitorë”, ka thënë Koci.
Në takim, numri dy i MZHE-së ka informuar kreun e kompanisë japoneze me të arriturat e Kosovës në fushën e ekonomisë duke shtuar se fuqizimi i sektorit privat është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë.
Nga ana tjetër Charlie Taka, sipas një kumtese të MZHE-së, ka falënderuar zëvendësministrin Koci për informatat dhe është shprehur i gatshëm të investojë në Kosovë në fushën e ndërtimtarisë dhe atë të teknologjisë informative.
“Ne si kompani jemi të interesuar të investojmë në ndërtimin e objekteve banesore të cilat janë të kualitetit të lartë dhe plotësojnë standardet e duhura . Po ashtu ne do t’i përshtatemi tregut të Kosovës sa i përket çmimeve“, tha thënë kryetari i kompanisë “California Hills”.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?