Kosova

Kurti fton diasporën në protestë

Albin Kurti i është drejtuar mërgatës shqiptare me anë të një video mesazhi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të video mesazhi ka ftuar diasporën që të dalin në protestën e organizuar në Prishtinë më 29 shtator nga ora 14:00, shkruan albinfo.ch.

Protesta organizohet kundër ndryshimit të kufijve dhe dialogut me Serbinë rreth kësaj çështjeje.

Kurti ka përmendur rëndësinë e mërgatës që ka për Kosovën, ku japin shumë ndihma, por, në të njëjtën kohë ballafaqohen edhe me probleme të shumta.

Sipas Kurtit kjo nuk do të ndodhë kur VV të vjen në pushtet, derisa i fton për protestën e organizuar në Prishtinë.