Lifestyle
“The Sun”: Pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua Lipa?
Sipas burimeve, këngëtaret shqiptare janë përfshirë në një ‘sherr’ të heshtur, pasi Dua i zuri vendin Ritës në reklamën e Adidas.
Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, por edhe ndërkombëtare, duke fituar shumë çmime në karrierën e tyre, e duke marrë pjesë në shumë evente ndërkombëtare, por edhe koncerte të ndryshme.
Por, Dua dhe Rita nuk flasin me njëra-tjetrën dhe vështirë se do t’i shohim së bashku.
Gjithmonë është folur për ‘një konflikt’ mes tyre, edhe pse hapur nuk e ka pranuar asnjëra.
E përditshmja angleze “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë, pse nuk flasin dy këngëtaret shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas “The Sun”, të dy këngëtaret njihen edhe familjarisht, si dhe janë shkolluar në të njëjtën shkollë “Sylvia Young Theatre School”. Gjithashtu sipas tabolidit anglez, ato kanë edhe shoqëri të shumtë të përbashkët, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve, këngëtaret shqiptare janë përfshirë në një ‘sherr’ të heshtur, pasi Dua i zuri vendin Ritës në reklamën e Adidas.
Gjithashtu thuhet se në fillimet e karrierës si këngëtare Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industri, po është anashkaluar nga motra e Ritës, Elena, e cila punon për një kompani të menaxhimit të muzikës. Dyshohet se kjo e fundit kishte frikë se Lipa do t’i ‘vidhte’ kurorën Orës, si në famë, apo edhe në gjëra të tjera, pra një xhelozi e brendshme.
“Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh motrën e Ritës”, ka thënë Dua kur është pyetur për kolegen e saj në fjalë.
Një burim tjetër thotë për “The Sun” se me shumë mundësi dy shqiptaret s’do t’i shohim ndonjëherë së bashku, pasi e ruajnë shumë inatin që daton prej vitesh.
Rita Ora ishte pyetur në Kosovë se a do të bënte një koncert së bashku me Dua Lipën, dhe përgjigja e Ritës ishte pozitive, edhe pse ndoshta e ka thënë vetëm për të kënaqur publikun.
Rita Ora dhe Dua Lipa kanë mbajtur koncerte në Kosovë, por të ndara.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit