Bota
Zbulohen tri kartelat e gjuetisë ilegale të fildishëve, tregti miliarda eurosh
Fildishët janë lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të elefantit, prej së cilës bëhen sende të çmueshme zbukurimi. Ata janë tepër të kërkuara nga shtetet e industrializuara dhe kjo ka shtyrë që shumë persona të varfër në Afrikë të vrasin elefantët për të kryer një tregti që kap miliarda euro.
Çdo vit vriten 44 mijë elefantë. Tregtia me fildishët është një tregti e fshehtë multimiliardëshe. Së fundi janë zbuluar tre dilerët më të mëdhenj me fildishët e elefantëve, shkruan “Der Spiegel”.
Fildishët janë lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të elefantit, prej së cilës bëhen sende të çmueshme zbukurimi. Ata janë tepër të kërkuara nga shtetet e industrializuara dhe kjo ka shtyrë që shumë persona të varfër në Afrikë të vrasin elefantët për të kryer një tregti që kap miliarda euro.
Kartelat ilegale eksportojnë fildishët kryesisht nga elefantët në Mombasa (Kenia), Entebbe (Ugandë) dhe Lome (Togo). Siç kanë vërtetuar të dhënat e ADN-së, fildishët fillimisht eksportoheshin nga vende të ndryshme, ndërsa nga 2011 deri 2014 shumica kishin prejardhjen nga tri kartelat e lartpërmendura, përcjell albinfo.ch.
Për ndryshe, prej 1989 është ndaluar tregtia me fildish, për shkak se sjell dëme të mëdha në botën e elefantëve, megjithatë kjo ka mbetur vetëm në letër.
Nga 2006 deri 2015 numri i elefantëve në Afrikë është ulur për 111 mijë – kjo për shkak të gjuetisë ilegale. Tani në Afrikë jetojnë rreth 415 mijë elefantë, shumica në jug të Afrikës. Në Azi jetojnë rreth 50 mijë elefantë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut