Integrimi
Rasti “Azem Syla” ende i pa përmbyllur
"Kohëzgjatja e hetimeve është brenda afateve normale. Në rastet e veprave të tilla penale, faktet dhe pyetjet e shtruara ligjore janë mjaft komplekse “
Rasti i Azem Sylës, deputetit në Parlamentin e Kosovës vazhdon të jetë “në rend dite” të organeve të drejtësisë në kantonin e Soloturnit. ”Hetimet penale nuk janë përmbyllur akoma”, ka thënë për gazetën “Solothurner Zeitung” ndihmësprokurorja Sabine Husi. Sipas saj, hetimet do të marrin edhe më shumë kohë. “Në këtë kuptim, nuk ka ende një afat të prerë kohor për përmbylljen e procedurës”, ka shtuar ajo.
Bazuar në një denoncim të bërë nga arka e kompensimit e Kantonit të Soloturnit, në mars të vitit 2012 prokuroria e kishte iniciuar ndaj Azem Sylës një hetim penal për mashtrim. Lënda ka të bëjë me të ardhurat plotësuese në vlerë prej rreth 400 mijë frangash, të përfituara pa të drejtë nga Azem Syla.
Sipas Husi-t, kohëzgjatja e hetimeve është brenda afateve normale. “Në rastet e veprave të tilla penale, faktet dhe pyetjet e shtruara ligjore janë mjaft komplekse “, ka thënë ajo.
Në muajin maj të vitit të kaluar Azem Syla qe detyruar të lëshonte Zvicrën, për arsye se atij i ishte hequr leja e tij e qëndrimit të përhershëm (Viza C). Ai kishte ushtruar të drejtën e tij për ankesë deri në Gjykatën Federale, por pa sukses. Verën e kaluar, Zyra Federale për Migracion i kishte shqiptuar Azem Sylës një ndalesë hyrjeje në Zvicër për pesë vitet e ardhshme, shkruan gazeta.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












