E-Diaspora

Babai kërcënon t’i hedhë fëmijët nga ballkoni

Me këtë rast, thuhet se ai ka kërcënuar se do t`i hedhë fëmijët e tij nga ballkoni i banesës të katit të tretë, në Krefeld të Gjermanisë. Por për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë

Një familje shqiptare me tre fëmijë (2, 3, 5-vjeçarë) është dashur të dëbohen për në atdheun e tyre, për arsye politike. Por babai (30) rezistoi, duke kërcënuar policinë me një thikë kuzhine, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.

Me këtë rast, thuhet se ai ka kërcënuar se do t`i hedhë fëmijët e tij nga ballkoni i banesës të katit të tretë. Por për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë.

Në ora 10.30 misioni është ndërprerë. Askush nuk u lëndua. Njësia speciale SEK fillimisht arrestoi shqiptarin. Nëse ai është dorëzuar personalisht apo jo, mbetet ende e paqartë, transmeton albinfo.ch.

Kur zyra e imigracionit arriti në mëngjes, familja nuk e kishte hapur derën. Policët pastaj e thyen me dhunë. Babai atëherë kishte nxjerrë një thikë kuzhine dhe i kërcënoi zyrtarët.

Më pas, forcat e policisë kishin mobilizuar një forcë speciale. Policia u përpoq ta qetësonte njeriun dhe të dorëzohej vullnetarisht. Departamenti i njësisë zjarrfikëse kishte vendosur edhe një shtrat shpëtimi në rast kërcimi.

Familja ishte planifikuar të dëbohej në vendin e tyre si pjesë e një transporti grupor, informon më tej Albinfo.ch. Por, përmes këtij kasioni, dëbimi është prolonguar. Familja nuk do të mund të largohet me këtë avion. Një datë e re e dëbimit të saj ende nuk është përcaktuar.