Integrimi
Angela Martini në lidhje dashurie me Tim Voegele
Martinit nuk i pengon se milioneri 22-vjeçar nga Cyrihu jeton në Londër, e ajo në New York
Ka kohë që po flitet, por tani si duket është bërë zyrtare lidhja e top modeles së famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini me Tim Voegele. “E gjitha ndodhi shumë shpejt”, ka thënë Martini ekskluzivisht për 20 min.
Ata u takuan në mes të dhjetorit në mbrëmjen „A Small World” ” në Gstaad. Edhe menaxheri i Angela Martini, Farah De Tomi ka konfirmuar për 20 min lidhjen e re të Martinit dhe Voegeles.
Angela Martini ka thënë të ketë gjetur gjuhë të përbashkët që në takimin e parë, por ka mohuar të jetë dashuri në shikim të parë. Ajo tha ta ketë njohur gjatë kohë Timin.
Gati një muaj janë së bashku. “Unë jam shumë e lumtur dhe e dashuruar. Aktualisht gjendem për punë në Miami. Edhe Timi është këtu dhe shfrytëzojmë kohën e lirë bashku”, thotë 26-vjeçarja shqiptare .
Martinit nuk i pengon se milioneri 22-vjeçar nga Cyrihu jeton në Londër, e ajo në New York. Ajo thotë të jenë me fat që mund të shohin njëri-tjetrin sa herë që ne duan.
Angela Martini është lindur në Shkodër para 25 vitesh. Ajo ka jetuar në Zvicër, Cyrih, para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelizmit në Nju Jork.
Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse duke publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin „Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen dhe Kate Moss etj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












