Kosova
S’ka azil pas liberalizimit të vizave
Kërkohet mbështetja e deputetëve, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen
Deputeti i Parlamentit Evropian, Lucas Mandel, u shpreh se pas liberalizimit të vizave, për qytetarët e Kosovës nuk ka asnjë shans për azil.
Mandel këto deklarime i bëri në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, i cili po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Mandel po ashtu u shpreh se me padurim po e presin votimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se edhe komisionari përgjegjës për marrëdhëniet është angazhuar për t’i bindur shtetet anëtare që të votojnë pro liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton “KosovaPress”.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm votimin pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian, u shpreh se rruga për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave ka qenë mjaft sfiduese, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka kërkuar mbështetjen e deputetëve, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se është shumë e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të fokusohet edhe në drejtësinë civile, sepse kjo prek drejtpërdrejt qytetarët.
Ai gjatë kësaj mbledhjeje ka ngritur si shqetësim mosfunksionalizimin e Gjykatës Speciale, ku sipas tij, politika nuk mund të japë përgjigje për këto çështje.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra