Shqipëria
Gjakmarrja ngujon ende fëmijët në Shqipëri
Historia e ngujimit të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllain e gjakësit
“Fiks Fare” solli historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit.
Elvana 6-vjeçare, nga fshati Pjollë i Malësisë së Madhe, është e detyruar ta ndjekë shkollën te daja, pasi familja e saj prej 15 vitesh është në gjak. Edhe pse është femër, sërish prindërit janë të frikësuar. Gjakmarrja, sipas tyre nuk i kursen më as femrat.
Historia e ngujimit të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllain e gjakësit. Gjykata dënoi si bashkëfajtor në këtë krim edhe babanë e Elvanës, i cili është në kërkim edhe sot e kësaj dite, përcjell albinfo.ch.
Frika e gjakësit e detyron familjen të dërgojë vajzën e tyre 6-vjeçare disa fshatra larg për t’u shkolluar. Sot, Elvana është ulur në bankën e shkollës për herë të parë. Në çantë kishte dy fletoret që ia ka blerë nëna, mbante veshur një pale xhinse të reja dhe një palë atlete të grisura që ia kanë falur.
Mes lotësh, ajo tregon se ka shumë frikë të kthehet në fshatin e saj dhe se dëshiron të shkollohet. Qan me ngashërim dhe tregon se e ka marrë malli për prindërit dhe motrat, por në shtëpinë e saj nuk mund të kthehet.
Gjyshja e Elvanës thotë se familja e saj ka probleme me gjakmarrjen, “ndaj jemi detyruar ta marrim këtu, edhe pse kemi frikë edhe ne”.
Ajo shton se gjendja ekonomike e familjes së Elvanës është e rëndë. Gjyshja shton se e bija ka frikë për vajzat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra