Shqipëria

Shoqata e Transportit: Pagesa për autobus të jetë 5 euro në Rrugën e Kombit

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka reaguar për çmimin e lartë të taksës për Rrugën e Kombit.

Kjo shoqatë nuk është kundër taksës rrugore, por kërkon që çmimi të jetë më i ulët.

“Jashtë sezonës, janë 20 deri në 30 autobus që në baza ditore mbajnë linjat e rregullta nga Kosova në Shqipëri. Gjatë vikendeve numri i autobusëve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit arrijnë shifrën nga 50 deri në 60 autobus, ndërkaq gjatë sezonës turistike kjo shifër arrin deri në 100 autobus përgjatë ditës. Agjencitë turistike për transportin e udhëtarëve nga Kosova si kontribut të drejtpërdrejtë të rritjes së të hyrave të turizmit shqiptar në mënyrë unanime kërkojnë që taksa për autobus të jetë pesë euro”, thuhet në reagim.