Kosova
Në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” u mblodhën 316 tonë mbeturina
Mbi 316 tonë dhe 46 mijë thasë me mbeturina kanë arritur nga largohen brenda dy ditëve nga më shumë se 109 mijë vullnetarë në aksionin e madh “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili filloi edhe zyrtarisht të shtunën, më 15 shtator dhe pritet të vazhdojë deri më 15 dhjetor të këtij viti.
Aksioni i nisur me iniciativë të Let’s Do It Kosova dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, arriti një mobilizim të jashtëzakonshëm të mijëra vullnetarëve, institucioneve qendrore e komunale, organizatave e qytetarëve të shumtë.
Let’s Do It Kosova ju njofton se tani dy prej fokuseve kryesore të fazës së parë të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” janë deponitë më të mëdha ilegale nëpër komuna dhe brezi rrugor, shkruan albinfo.ch.
Tashmë janë hartuar edhe plane bashkërisht me komunat, ku fillimisht do të intervenohet në deponitë më të mëdha që janë evidentuar në territoret e komunave, për të vazhduar pastaj me brezin rrugor, ku janë evidentuar mbi 136 deponi nga vullnetarët e Let’s Do It Kosova.
Drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, ka thënë se ditët e para të fushatës kanë tejkaluar edhe pritshmëritë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë