Kosova
Sa kanë fitim bankat në Kosovë?
Rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre deri në këtë periudhë arriti në 3.13 miliardë euro, krahasuar me 2.96 miliardë euro që ishin një vit më herët
Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2018, të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur ta realizojnë një fitim të pastër prej hiç më pak se 47.7 milionë euro, apo 6.3 milionë euro me pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ne raportin “Informatat mujore – Sistemi Financiar, korrik 2018”.
Sipas raportit të BQK-së, vlera e kredive deri në këtë muaj është 2.67 miliardë euro, ku rritja vjetore e tyre ka qenë 11.4 për qind. Norma efektive e interesit për kredi në këtë muaj është rritur ne 6.7 për qind, krahasuar me 6.4 për qind që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Vlera e kredive në fund të muajit korrik 2018 arriti në 2.67 miliardë euro. Nga to 965.4 milionë euro ishin nga kreditë për ekonomitë familjare dhe 1.67 miliard euro nga financimi i bizneseve me kredi”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre deri në këtë periudhë arriti në 3.13 miliardë euro, krahasuar me 2.96 miliardë euro që ishin një vit më herët, përcjell albinfo.ch.
“Depozitat në muajin korrik 2018 ishin 3,13 miliardë euro, prej të cilave 2.49 janë të ekonomive familjare, ndërsa ato të ndërmarrjeve ishin 700.4 milionë euro. Rritja vjetore e depozitave ishte 5.6 për qind”, vijon raporti.
Norma efektive e interesit për depozita në këtë muaj ishte 1.5 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 5.1 pikë përqindjeje.
Kjo diferencë e lartë ka ndikuar që bankat gjatë kësaj periudhe të arrijnë fitime mjaft të larta. Derisa dallimi mes interesit në kredi dhe depozita do të jetë i lartë, bankat do të vazhdojnë të kenë shumë të hyra nga interesi dhe fare pak shpenzime për interes.
Kreditë e këqija, sipas raportit të BQK-së, aktualisht janë 2.7 për qind.
“Deri në korrik të 2018-së, sektori bankar regjistroi rënie të kredive jo-performuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. Niveli i tyre shënoi rënie në 2.7 për qind nga 3.9 për qind që ishte një vit më herët”, shpjegon raporti, shkruan Telegrafi.
Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të lartë të likuiditetit [raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve afatshkurtra] me 37.2 për qind, raporti kredi/depozitë është 80.8 për qind, ndërsa mbulueshmëria e kredive të këqija me provizione në këtë muaj ishte 135.7 për qind.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha