Bota
Austria dhe Gjermania i forcojnë kufijtë për ndalimin e emigrantëve
Të dielën, Merkel dhe Kurz lanë mënjanë mosmarrëveshjet dhe njoftuan një seri përpjekjesh të përbashkëta, qëllimi i të cilave është t’i bëhet pritë emigracionit të paligjshëm në kontinentin e vjetër
Angela Merkel i ka dalë në krah Austrisë në lidhje me kërkesat e saj për kufij më të fortë të bllokut evropian.
Bashkë me homologun Sebastian Kurz, kancelaria gjermane u pajtua me idenë e frenimit të fluksit të emigrantëve në BE, një ndryshim i ndjeshëm kursi nga ana e saj. Liderët evropiane janë aktualisht nën një trysni të madhe pas ndryshimit të rrugës kryesore përgjatë Mesdheut.
Të dielën, Merkel dhe Kurz lanë mënjanë mosmarrëveshjet e dhe njoftuan një seri përpjekjesh të përbashkëta, qëllimi i të cilave është t’i bëhet pritë emigracionit të paligjshëm në kontinentin e vjetër, shkruan “TCH”.
Për këtë arsye, palët do të bashkëpunojnë edhe me disa vende afrikane ndërsa mirëpriten planet e kreut të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, për ta shtuar deri ne 2020-tën stafin e Frontex deri ne 10.000 vetë.
Dy kancelarët janë përplasur më parë fort me njëri-tjetrin për emigracionin, por kreu i ekzekutivit austriak e pranoi se Berlini tashmë ka ndërmarrë një linjë më të ashpër dhe kjo i detyrohet në pjesën më të madhe ministrit të Brendshëm Horat Seehofer, përcjell albinfo.ch.
Qe forcimi i kufijve të jashtëm do të përbënte boshtin e këtij takimi, kjo dihej paraprakisht falë deklaratave të zëdhënësit të kancelarisë austriake. “Nuk mund të ketë kufij të hapur brenda Evropës pa mbrojtje të duhur të kufijve të jashtëm të BE-së”, ishte komenti i zëdhënësit që përcillte në fakt qëndrimin e shefit të qeverisë, e kjo sipas tij, ishte arsyeja përse forcimi i Frontexit është sot i një rëndësie kyçe.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike