Bota
Më shumë pushim, e paga më të larta
Një sondazh i TUC argumenton se punonjësit, jo vetëm shefat dhe aksionarët, duhet të përfitojnë nga përparimet teknologjike në vendin e punës.
Përfitimet duhet t’i lejojnë kompanitë që t’i rrisin pagat dhe t’u japin punëtorëve më shumë kohë që të qëndrojnë me familjet e tyre.
Java e punës duhet të shkurtohet në katër ditë, pasi teknologjia e re vazhdon të bëjë punën tonë më efikase, bën me dije një udhëheqës i sindikatës, shkruan ‘Scan’.
Sipas sekretares së përgjithshme të TUC, Frances O’Grady, punonjësit meritojnë një fundjavë më të gjatë dhe paga më të larta, sepse shumë firma po përdorin përparime teknologjike për t’i trajtuar njerëzit padrejtësisht, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimet nga TUC, që përfaqëson shumicën e sindikatave në Mbretërinë e Bashkuar, tregon se shumica e punonjësve presin që menaxherët dhe aksionarët të përfitojnë nga teknologjia e re.
“Është koha për të ndarë pasurinë nga teknologjia e re, të mos lejojmë që ata që janë në krye, të kapen për veten e tyre, kemi nevojë për sindikata më të forta me të drejtën për të shkuar në çdo vend pune”, deklaroi O’Grady.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’