Të tjera
Shqiponja pëson humbje nga ekipi zviceran në hendboll
Shqiponja e Gjakovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-së.
Federata e Henbollit ka njoftuar sot pasdite në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja pësoi nga skuadra zvicerane SPONO Eagles me rezultat 36:14.
“Numër të njëjtë golash vajzat e skuadrës gjakovare shënuan edhe në ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në “Shani Nushi”. Por kishin pranuar një gol më pak, 35. Kështu me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 71:28, SPONO Eagles kaloi në rundin e dytë”, thuhet në njoftim shkruan Albinfo.ch.
Shqiponja është kampion i Kosovës, ndërsa në Kupën e EHF-së është paraqitur për herë të parë.
Në tre vjetët e kaluar kishte garuar në Kupën Sfiduese dhe dy herë kishte eliminuar nga një kundërshtar. SPONO Eagles në Evropë garon shumë më parë.
Edhe të dielën më efikasja ishte Shpresa Fazlija, që realizoi katër gola. Shkurta Mehmeti i shënoi tri gola. “U munduam të japim maksimumin, por kaq ishte kapaciteti ynë. Dallimi ishte i madh në çdo aspekt”, ka thënë Shpresa Fazlija.
Shqiponja – SPONO Eagles 14:36 (5:18)
Shqiponja: Fazlija 4, Mehmeti 3, Dobruna 2, Goci 2, Berisha 1, Malaj 1, Paci 1, Basha, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Gashi, Goqi, Juniku, Nivkoazi, Nuza, Rudaku.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha