Kosova

Sulmohet shtëpia e familjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Shtëpia është sulmuar me një kallashnikov A47, ku janë shkrepur më shumë se 30 plumba

Në orët e para të ditës së sotme iu prish gjumi anëtarëve të familjes Gërvalla nga Duboviku.

Dikush zbrazi të paktën një karikator të kallashnikovit në shtëpinë e Hysenit, vëllait të heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, njofton Klan Kosova.

Pronari i shtëpisë, Hysen Gërvalla, ka thënë se nuk dihet kush e ka sulmuar shtëpinë, derisa e gjithë kjo ka ndodhur natën, përcjell albinfo.ch.

Policia e Kosovës ka filluar hetimet, derisa ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarje.

Hyseni ka ardhur në Kosovë për pushime, derisa shtëpia ka qenë cak edhe i një grabitje të mëhershme, por duke marrë gjëra me jo shumë vlerë. Mendohet se të paktën 30 plumba janë shkrepur në drejtim të shtëpisë së vëllait të heronjve të Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=34KzJxiO1UE