E-Diaspora
Themelohet Oda ekonomike Kosovë-Zvicër
Në një restorant të Cyrihut është shkruar historia kosovare-zvicerane. Se mu SVP-ja është përfaqësuar, nuk është rastësi
E premte, pak para mesditës, një moment gëzimi: Në një dhomë përskaj restorantit “Churrasco” të Cyrihut, Oda ekonomike Kosovë – Zvicër e ka parë dritën e diellit.
Anëtarësia prej shtatë anëtarëve dukej sikur një ndihmëse mamie. Disponimi u ngrit, burrat duartrokitën, pasi kryetari i sapozgjedhur, Musa Komani nënshkroi dokumentet e themelimit. Tani duhet të certifikohen vetëm edhe të gjithë nënshkrimet, më pas mund të bëhet regjistrimi në regjistrin tregtar, përcjell albinfo.ch.
Komani mund të vërehet se është krenar. Ai i takon familjes që drejton lokalin legjendar të mishit në Rennweg – vëllai i tij Mentori e menaxhon me sukses të madh. Familja Komani i takon më shumë se 200.000 banorëve të Zvicrës, të lindur në Kosovë, që paraqet më tepër se dhjetë për qind të popullsisë kosovare.
Sot, në këtë rreth, Musa është pronari. Ai thekson rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve: “Na mbetet të bëjmë shumë punë”.
Mikpritës pa fund
Por së pari, Komani paraqet virtytet e mikpritjes kosovare: Për drekë shërbehet mishi më i mirë i lopës dhe vera më e mirë. Të ftuarve nuk duhet tu mungojë asgjë. Më në fund, ka diçka për të festuar.
Këshilltari nacional nga radhët e SVP-së së Cyrihut dhe pronari i shtëpisë Hans Egloff, është në kryesinë e katër anëtarëve të Odës ekonomike. Si anëtar i delegacionit parlamentar BE / EFTA, ai është shumë i interesuar në përfshirjen e shteteve të Ballkanit, thotë ai.
Këtu gjithashtu janë përfshirë edhe personat që filluan krijimin e Odës ekonomike: Alfred Heer dhe Islam Spahiu. Kjo ide, këshilltarit nacional të SVP-së në Cyrih dhe Konsullit të Kosovës, iu lindi vitin e kaluar gjatë festimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Zurich-Altstetten. Atëbotë, Heer mbajti një fjalim, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Edhe sot në “Churrasco”, Heer ka folur për kosovarët e suksesshëm në Zvicër, për zhvillimin ekonomik, i cili duhet të promovohet në Kosovë dhe të promovojë stabilitetin e të gjithë rajonit. “Ka kosovaro-zviceranë të suksesshëm jo vetëm në futboll, por edhe në jetën profesionale”.
Konsulli Spahiu flet gjermanishte të pastër, pasi ka punuar si gazetar për “Deutsche Welle”. Por si e sqaron ai bashkëpunimin me faktorët e partisë që në gusht të vitit 2011, bënë humor kundër bashkatdhetarëve të tij me shpalljen “Kosovarët i therin zviceranët”?
Ekziston një afërsi e mentalitetit, pohon Spahiu: Midis shqiptarëve, kosovarët kanë qenë gjithnjë më liberalë dhe më pro biznesit se banorët e Shqipërisë. “Oda ekonomike është apolitike”, shton Heer. Dhe thekson se ai atëbotë, ai e kishte hedhur poshtë shpalljen e SVP-së. Kjo shpallje ishte aq e marrë sikurse të thuhej: “Zviceranët janë pedofilë”. Në Odën ekonomike të gjithë janë të mirëpritur, transmeton albinfo.ch.
Konsulli ishte nevrikosur kur futbollistët shqiptarë të Zvicrës, në Kupën e Botës festuan me shqiponjën dykrenare: “Shenjë e një epoke të shkuar”. Emblema nuk ishte në flamurin e Republikës së Kosovës.
Oda ekonomike ka shumë për të bërë, thotë kryetari Musa Komani: “Në tregti, arsim, shkencë dhe kulturë ka shumë potencial për zgjerim”. Një dekadë pasi Zvicra, si një nga vendet e para kishte njohur Republikën e Kosovës, ky akt themelimi është një tjetër moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch