Tematike
Zvicra kap dhe më pas dëbon dy agjentë rusë
Veçanërisht me rëndësi është se ky laborator nuk heton vetëm sulmet e pretenduara me armë kimike në Siri, por edhe akuzat ndaj Moskës për helmimin e ish agjentit të dyfishtë Sergej Skripal.
Dy spiunë rusë janë arrestuar gjatë pranverës në një laborator kimik në Zvicër dhe më pas janë dëbuar për në vendlindje. Siç mëson «Tages-Anzeiger» nga burime anonime, të dy rusët kanë dashur të futen në laboratorin e qytetit Spiez, përcjell albinfo.ch.
Veçanërisht me rëndësi është se ky laborator nuk heton vetëm sulmet e pretenduara me armë kimike në Siri, por edhe akuzat ndaj Moskës për helmimin e ish agjentit të dyfishtë Sergej Skripal.
Siç mësohet më tej, laboratori kimik më Spiez (Labor Spiez) gjithashtu ka qenë pjesë e tentimeve për sulme kibernetike. Por palët që kanë sulmuar nuk e kanë arritur qëllimin. “Të dhënat nuk kanë rrjedhur,” vërteton shefi i komunikimit të laboratorit Spiez, Andreas Bucher. Ky i fundit nuk ka dashur të komentojë rreth arrestimit të dy agjentëve rusë, pasi kjo çështje i takon shërbimit të intelegjencës.
Qeveria ruse ka kundërshtuar se është bashkëpunëtore në helmimin me gazin toksik të ish agjentit Skripal në Londër dhe gjithashtu hedh poshtë pretendimin se regjimi sirian ka përdorur armë kimike kundër civilëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme