Integrimi
Kosovarja dyshohet për ndezjen e bibliotekës
Për implikimin e të arrestuarës në zjarrvënie, siç thotë policia, ka disa indikacione që kanë dalë nga vlerësimi i fotografive të kamerës përgjuese
5 ditë pas një zjarri që kishte shpërthyer në Bibliotekën e Qytetit të Lozanës policia ka arrestuar një vajzë 21 vjeçe nga Kosova si të dyshimtë për zjarrvënie të qëllimtë. Por një person tjetër dyshohet se ka qenë i përfshirë në ndodhinë e të dielës në Bibliotekën e Lozanës.
Ky konstatim vjen pasi që në të njëjtën kohë në hapësirat e bibliotekës ka pasur përpjekje për të thyer një trezor. Mbetet e paqartë se çfarë ka pasur në trezor dhe nëse sulmuesi ka marrë ndonjë gjë nga ai.
Për implikimin e të arrestuarës, siç thotë policia, ka disa indikacione që kanë dalë nga vlerësimi i fotografive të kamerës vëxhguese.
Në zjarrin që ka kapluar bibliotekën janë shkatërruar disa zyra, në msin e të cilave edhe ajo e drejtorit. Ndërsa librat e bibliotekës kanë shpëtuar pa djegur.
Megjithatë rreth 100 mijë libra janë mbuluar nga bloza, ndërsa biblioteka do të mbetet e mbyllur edhe për rreth një javë për lexuesit. Për renovimin e zyrave duhet të pritet më gjatë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












