Tematike
Për ‘vetëm’ 4635 franga i hiqet imuniteti deputetit zviceran, fillojnë hetimet
Në të ashtuquajturën 'afera e Kazakistanit', Christian Miesch i ka dërguar sekretarit të grupit Zvicër-Kazakistan, Thomas Borer, 4635 franga. Ngjarja ka ndodhur në 2015-ën.
Deputeti i SVP-së në Dhomën e Këshillit, Christian Miesch, është bërë politikani i parë në historinë zvicerane, të cilit i hiqet imuniteti, shkruan srf.ch. E gjithë kjo ka ndodhur pasi lobistit të grupit zvicerano-kazak, Thomas Borer, i kishte lëshuar në konto pak më pak se shuma e 5000 frangave.
Kjo ndodhi pasi fillimisht erdhi kërkesa nga Prokuroria e Zvicrës. Vendimi për heqjen e imunitetit parlamentar u votua nga Komisioni me pesë vota pro dhe tre kundër ,me pretekstin se interesat e shtetit ligjor janë më të mëdha sesa interesat institucionale të Parlamentit, përcjell albinfo.ch.
Çfarë është ‘afera e Kazakistanit’?
Në të ashtuquajturën afera e Kazakistanit, Christian Miesch i ka dërguar sekretarit të grupit Zvicër-Kazakistan, Thomas Borer 4635 franga. Ngjarja ka ndodhur më 2015. Sipas Borer paratë janë dërguar gabimisht, ndërsa Prokuroria dyshon se Miesch mund t’i ketë përdorur paratë për interpelancë. Ka të bëjë me ryshfetin pasiv dhe me pranimin e përparësive.
Miesch ishte deri më 2015 anëtar në Dhomën e Këshillit, duke u zgjedhur dy herë, një herë më 1991 për FDP, dhe më pas më 2003 për SVP. Ai u tërhoq më 2014, ndërsa nuk konkurroi më 2015.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme