Kosova

Pallati i Rinisë në Prishtinë, zyrtarisht pronë e Komunës

Përfundimisht dhe zyrtarisht, Pallati i Rinisë është pronë e Komunës së Prishtinës.

Kjo pasi, drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshjen e pranim-dorëzimit të pronësisë së pallatit, nga AKP tek Komuna e Prishtinës, bazuar në vendimin e marrë në Kuvendit të Kosovës në mars të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Kësaj marrëveshjeje i është bashkëngjitur edhe dokumentacioni përkatës, i cili mundëson vazhdimësinë e punës dhe mbarëvajtjen e afarizmit të, tashmë, Ndërmarrjes Publike Lokale “Pallati i Rinisë”.

Më 24 maj 2006 kjo ndërmarrjeje ishte futur nën administrimin direkt të AKM-së, ndërsa nga 1 tetori i 2008-s deri sot “Pallati i Rinisë” ka qenë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.