Autotech

«Volkswagen» do të paguajë 9 miliardë dollarë dëmshpërblim

"Volkswagen" pranoi për menaxhimin e dobët sistematik të emisioneve të gazrave të dëmshëm, por pretendon se ajo ka njoftuar rregullisht aksionarët dhe tregun

Gjiganti automobilistik «Volkswagen» po përballet në gjyq në Gjermani. Investitorët kërkojnë më shumë se nëntë miliardë euro për shkak të skandaleve që lidhen me emetimin e emisioneve të dëmshme nga makinat me naftë. Skandali u zbulua gjatë një testi të gazit në tregun amerikan.

Gjyqi i shekullit duhet të tregojë se udhëheqja e “Volkswagen”-it dinte për instalimin e të dhënave të emetimeve të motorit me naftë përpara se të shpërthente skandali.

Aksionarët thonë se janë të mashtruar, sepse ata më parë do të shisnin aksionet ose nuk do t’i kishin blerë ato fare, nëse do të dinin paraprakisht për veprimtaritë kriminale të kompanisë. Ata janë të detyruar të mbulojnë humbjet për shkak të vlerës së përgjysmuar të aksioneve të tyre.

Skandali shpërtheu kur autoritetet rregullatore të SHBA-së njoftuan në shtator 2015 se motorët me naftë të “Volkswagen”-it lëshojnë më shumë emetime të dëmshme sesa që janë përshkruar. Aksionarët kërkojnë një humbje prej 9.2 miliardë eurosh.

“Volkswagen” pranoi për menaxhimin e dobët sistematik të emisioneve të gazrave të dëmshëm, por pretendon se ajo ka njoftuar rregullisht aksionarët dhe tregun.

Ky proces ka të bëjë me atë nëse “Volkswagen” ka përmbushur detyrimet e tij ndaj aksionarëve dhe tregut të kapitalit. “Ne jemi të bindur se po”, tha avokati i «Volkswagen», Marx Pfuller.

Çështja e gjigantit automobilistik deri tani ka kushtuar 27 miliardë euro dhe ka humbur udhëheqjen e saj në treg.