Integrimi
Ka vuajtur dënimin në Zvicër, e dëbojnë në Kosovë
Dëbimi është realizuar menjëherë pas përfundimit të masës së kujdestarisë dhe ka rrjedhur pa asnjë problem, njofton policia.
Shërbimi për Migracion i Kantonit të Bernës në bashkëveprim me Policinë Kantonale Bernë, ka dëbuar për në vendin e prejardhjes një delinkuent kosovar pasi që ka vuajtur dënimin në Zvicër. Personit në fjalë Shërbimi për Migracion i Kantonit të Bernës ia kishte mohuar të drejtën e qëndrimit në Zvicër pasi që kishte pasur një dënim penal dhe për një kohë të gjatë kishte jetuar i varur nga ndihmat sociale.
Kosovari kishte ushtruar ankesë e cila i ishte hedhur poshtë në gusht të vitit 2006. Ndërsa në maj të vitit 2006 Gjykata e Qarkut VIII Bern-Laupen i kishte shqiptuar atij një masë ndëshkuese të kujdestarisë për kohë të pacaktuar.
Me këto masa, personi në fjalë ka plotësuar kushtet për t`u dëbuar nga Zvicra, ka konstatuar shërbimi për migracion, i cili bashkë me shërbimin për të huaj në kuadrin e policisë së Kantonit të Bernës e ka ekzekutuar vendimin për dëbim.
Dëbimi është realizuar menjëherë pas përfundimit të vuajtjes së dënimit, gjegjësisht masës së kujdestarisë dhe ka rrjedhur pa asnjë problem, njofton policia.
Njëkohësisht me dëbimin, kosovarit i është shqiptuar ndalesa e hyrjes në Zvicër për kohë të pacaktuar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










