Integrimi

U.d. ambasador i Maqedonisë në Bernë do mbajë mbledhje me bashkëqytetarët

Në rend të parë është organizimi i Referendumit me 30 shtator në Maqedoni me moto: "Bashkë për Maqedoninë Europiane", shkruan albinfo.ch.

Për të rezultuar i suksesshëm referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni, atëherë vetëdije dhe mobilizim duhet të ketë edhe te diaspora e vendit në BE dhe SHBA. Pasi njëri ndër kushtet e referendumit është dalje mbi 50 përqind e banorëve me të drejtë vote.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Maqedonisë në Zvicër, Dr. Halim Hyda do mbajë një mbledhje në zyrat e shoqatës së shqiptarëve në Zvicër “Atdheu”, ku do i njoftojë bashkëqytetarët e tij për ecurinë e fushatës. Takimi do mbahet në Bad Ragaz, në 15 shtator me fillim në ora 19:30, shkruan albinfo.ch.

Në rend të parë është organizimi i Referendumit me 30 Shtator në Maqedoni.