Integrimi
Gjashtë shqiptarë kapen me 1.5 kg heroinë
Në dy raste të ndryshme, në Cyrih dhe në Baden janë kapur nga tre shqiptarë me 1100 gramë gjegjësisht 400 gramë heroinë dhe mijëra franga para të gatshme
Gjatë vikendit që kaloi dhe të hënën, policia e qytetit të Cyrihut ka arrestuar tre shqiptarë të dyshuar si tregtarë droge. Me këtë rast ajo ka konfiskuar nga ata 1.1 kg heroinë dhe disa mijëra franga para të gatshme.
Me rastin e një kontrollimi të dy shqiptarëve 27 dhe 42 vjeçarë, të kryer në lagjen Altstetten të Cyrihut, policia ka konstatuar se më i vjetri prej tyre kishte ndalesë të hyrjes në Zvicër dhe po qëndronte këtu ilegalisht. Ai kishte me vete disa mijëra franga. Me dyshimin e bazuar se kishte të bënte me tregtarë droge, policia ka ndaluar të dytë, shkruan gazeta “Zürcher Oberländer”.
Hetimet e mëvonshme në banesën e një shqiptari tjetër, 26 vjeçar, në Schlieren, me ndihmën e qenit gjurmues, u gjet 1.1 kg heroinë, 900 gramë materie për përpunimin e drogës dhe disa qindra franga. Të tre personat e dyshuar i janë dorëzuar prokurorisë.
Në një rast tjetër, të ndarë nga ky, policia ka kapur në Baden të kantonit Aargau edhe tre shqiptarë të tjerë, te të cilët janë gjetur rreth 400 gramë heroinë dhe 7000 franga para të gatshme.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













