Futboll
Ajeti, e ardhmja e Zvicrës
Kubilay Türkyilmaz është shprehur se sulmuesi shqiptar Albian Ajeti është e ardhmja e Zvicrës
21-vjeçari Albian Ajeti debutoi të shtunën për Zvicrën. Në ndeshjen e parë arriti të shënojë. Një lojtar me të ardhme të ndritur ka thënë kolumnisti i ‘Blick’, Kubilay Türkyilmaz, gjithashtu ish-futbollist i Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
“Nuk do ta krahasoja me asnjë sulmues. Ai e ndjen ‘erën e golit’. Gjithashtu është shumë i mirë dhe e kontrollon shumë mirë topin”, ka thënë ish-sulmuesi i Zvicrës.
Sulmuesi shqiptar ka edhe veti tjera të mira. “Ai gjithashtu përshtatet në skemat nga Vladimir Petkoviq me Xherdan Shaqirin, i cili luan si 10-sh. Ka shumë topa në zonë, dhe Ajeti mund t’i shfrytëzojë”, shtoi tutje Türkyilmaz.
“Për të gjitha këto arsye, ai është e ardhmja e Zvicrës. Ka të ardhmen përpara. Ne nuk kemi super lojtarë me klasë, por kemi lojtarë të mirë, që luajnë mirë së bashku”, shtoi tutje ai.
Zvicra do të luajë sonte miqësoren me Anglinë si mysafire nga ora 21:00.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra