Kosova

Hoxhaj do garanci nga BE-ja e SHBA-ja për marrëveshjen finale 

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kërkuar nga me senatorin Ron Johnson që marrëveshja  finale me Serbinë të ketë garancë zbatimi nga BE dhe SHBA-ja.

Në këtë takim Hoxhaj tha se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

 “Mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe procesit të dialogut me Serbinë, proces ky i cili duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërsa Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj në takimin që ka pasur me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall e ka njoftuar atë për përpjekjen e qeverisë që në ekipin negociator qeveritar për bisedimet me Serbinë të futet edhe opozita, shkruan Albinfo.ch.

Edhe  Limaj, tha se marrëveshja përfundimtare nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin në OKB.