Maqedonia
S’ka shkolla shqipe, nxënësit detyrohen të mësojnë maqedonisht
Prindërit shprehen të zhgënjyer për mos zgjidhjen e problemit shumëvjeçar. Ata thonë se kërkesat e panumërta kanë përfunduar në vesh të shurdhër, andaj ka detyruar ata që fëmijët t’i regjistrojnë në paralelet maqedonase që nga klasa e parë
Shkollimi fillor 9 vjeçar në gjuhën shqipe mbetet ëndërr e përgjysmuar e fëmijëve të lagjes Idrizovë, të komunës Gazi Babë të Shkupit.
Edhe pse arsimimi në gjuhën amtare është i garantuar me ligj, këtë të drejtë fëmijët shqiptarë e gëzojnë deri në klasën e pestë në shkollën fillore “Petar Petroviç Njegosh”.
Për ciklin e lartë të arsimit fillor ata detyrohen të ndjekin në Shkollat e Çairit ose në “25 Maji” në Hasanbeg. Pos kësaj, në mungesë të kuadrit disa nga lëndët i kanë ndjekur në maqedonisht, raporton “Alsat”.
“Atje në shkollën “Njegosh” i kemi pasur gjuhën angleze e kemi pas maqedonisht, Arsimin Teknik e kemi pas maqedonisht, shkencat natyrore i kemi pas maqedonisht, ndërsa unë kam mësuar shqip. Edhe larg shumë, më autobusë, në ora 6 po duhet të nisem prej shtëpisë që të mbërrij në orë të mësimit”, përcjell albinfo.ch.
Prindërit shprehen të zhgënjyer për mos zgjidhjen e problemit shumëvjeçar. Ata thonë se kërkesat e panumërta kanë përfunduar në vesh të shurdhër, andaj ka detyruar ata që fëmijët t’i regjistrojnë në paralelet maqedonase që nga klasa e parë.
“Kërkojmë nga institucionet, nga Qeveria, nga Ministria e Arsimit, nga komuna që t’u jepet e drejta nxënësve tanë shqiptarë dhe jo të diskriminohemi me vite, përse mos të kemi shkollën. Shkolla ekziston, ne nuk kemi nevojë për investime në shkollën me miliona denarë, kemi shkollën, shkolla ri e zbrazët. Shkolla pas orës 12 ose 13 është e zbrazët. Ne jemi të gatshëm që edhe prej orës 13 e deri në ora 20 ti mbajmë nxënësit, vetëm mësimet ti bëjnë këtu. E tash, të tregoj të drejtën të gjithëve na është mbush mendja që ti regjistrojmë maqedonisht, s’kemi ku me i dërgu”, deklaroi Rizvan Seferi, prind.
Këtë vit në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair, në klasë të gjashtë janë regjistruar gjashtë nxënës të lagjes Idrizovë.
Drejtori, Faik Xhoni tha se do të mirëpret nxënësit, por apeloi institucionet përkatëse për zgjidhjen e problemit.
“Tash ka filluar edhe këtu të rritet numri i nxënësve, mirëpo nëse e kalon 34 ose 36, tash me ligjin e ri nëse e kalon numrin 30 do të ketë vështirësi mirëpo do të kërkojmë që të hapen paralele të reja te ne. Çdoherë do t’ju dalim në ndihmë atyre nxënësve sepse nxënësit nuk janë fajtorë, duhet të kërkohet që edhe atje të hapet shkolla deri në klasën e nëntë”, u shpreh Faik Xhoni, sh.f “Kongresi i Manastirit”.
Në shkollën “Petar Petroviç Njegosh” në Idrizovë këtë vit mësimin e kanë nisur 12 filloristë shqiptarë.
Sipas të dhënave të prindërve, në çdo paralele me mësim në gjuhën maqedonase regjistrohen nga 5 ose 6 nxënës shqiptarë.
Kreu i Gazi Babës, Borçe Georgievski tha se çështjen do ta shqyrtojë pasi të ketë marrë një kërkesë nga prindërit e nxënësve.
https://www.youtube.com/watch?v=AKzQ6PfRHq4
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra