Kosova
Policia e Kosovës nuk do ta lejojë Vuçiqin në liqenin e Ujmanit
Policia e Kosovës tha sot se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit në vizitën e planifikuar për nesër të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
Përderisa Vuçiq është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend.
Në një deklaratë për KALLXO.com, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Policia do t’i zbatojë urdhrat e qeverisë gjatë kësaj vizite.
“Policia e Kosovës do te jetë aty. Policia e Kosovës nuk do të lejojë që të thehet qëndrimi i planit të qeverisë”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, për KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se Policia “do të ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë paraparë” për vizitën e Presidnetit serb në Kosovë.
“Plani i policisë është bërë në përputhje me agjendën e qeverisë e cila ka kundërshtuar vetëm një pikë nga kërkesa e Vuçiq. Nuk do të jetë sfidë kjo për Policinë e Kosovës pasi që është hartuar plani për vizitën e Vuçiq në Kosovë”, tha drejtori Qalaj.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra