Shqipëria
Ideja e re në Shqipëri: Pagesa për çiftet e reja
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit, numri i lindjeve pësoi rënie drastike me 25%
Qeveria shqiptare duket se ka gjetur “kurën” për të frenuar plakjen në Shqipëri. Ashtu si shumë shtete të tjera, qeveria shqiptare po mendon për një paketë të mirëfilltë ndihme për çiftet e reja me qëllim që të kthejë në kah të kundërt uljen demografike.
Lajmi është dhënë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, teksa ka folur për aktin normativ në seancën parlamentare, i cili sjell ndryshime në buxhetin e vitit 2018.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit, numri i lindjeve pësoi rënie drastike me 25%, raporton ‘Scan’.
Ndërkaq, rritja e pagës reale është një tjetër sfidë e qeverisë në vitet në vijim, ministri Ahmetaj theksoi se papunësia dhe pagat e ulëta vijojnë të jenë një problematikë e vazhdueshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, në këtë drejtim qeveria do të nisë një reformë të thellë ku të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe ata që marrin ndihmë ekonomike, do ti nënshtrohen rikualifikimit.
Ministri i Financave foli edhe për pritshmëritë për rritjen ekonomike, investimet e huaja si dhe paketën e solidaritetit prej rreth 3 miliardë lekësh e cila siguron shpërblimin e fundvitit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve.
https://www.youtube.com/watch?v=34EpXQJDd1k
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit