Autotech

Edhe qyteti tjetër gjerman ndalon veturat me naftë

Hamburgu ishte qyteti i parë që ka ndalur veturat me naftë në qendrën e qytetit, derisa këtë hap e kanë ndjekur edhe Aachen, Duesseldorf dhe Stuttgar

Veturat me naftë po ndalohen në shumë qytete gjermane, por edhe në disa evropiane.

Së fundi, Frankfurti ka vendosur për ndalimin e veturave të vjetra me naftë në qendër të qytetit, si pjesë e një plani për të përmirësuar cilësinë e ajrit që nga shkurti i ardhshëm, vendosi gjykata administrative shtetërore, përcjell albinfo.ch.

Gjykata në Wiesbaden mori këtë vendim në një procedurë të iniciuar nga Grupi i Mbrojtjes së Mjedisit Deutsche Umweltthilfe (DUH) pas një vendimi thelbësor të Gjykatës Federale Gjermane Administrative të shkurtit 2018, e cila “hapi derën” për ndalimin e motorëve të naftës në qendër të qytetit.

Hamburgu ishte qyteti i parë që ka ndalur veturat me naftë në qendrën e qytetit, derisa këtë hap e kanë ndjekur edhe Aachen, Duesseldorf dhe Stuttgart, raporton “Reuters”.

Një nga katër veturat e regjistruara në Frankfurt janë dizel, dhe kjo pritet të ketë shumë ndikim.