Bota

Në Gjermani do të rriten pagat

Rritja e pagave reale në Gjermani duhet të përshpejtohet këtë vit, pas një rritjeje prej 0,9% në vitin 2017

Duke pasur parasysh inflacionin, niveli i rrogave do të rritet me 1.5% këtë vit në Gjermani, ose më shumë se në Francë dhe se mesatarja evropiane, sipas një studimi.

“Rritja e pagave reale në Gjermani duhet të përshpejtohet këtë vit, pas arriti një rritje prej 0,9% në vitin 2017 dhe pritet të kalojë me një pikë përqindjeje rritjen në Francë, që do të jetën vetëm 0,6%, kundrejt 1% që është për të gjithë Bashkimin Evropian”, sipas një studimi të bërë nga Instituti Gjerman i Shkencave Ekonomike dhe Sociale (WSI), i lidhur me fondacionin, “Hans Bockler”.

“Duke marrë parasysh një rritje stabile dhe një papunësi relativisht të ulët, rritja e pagave (në Gjermani) vazhdon të jetë ende modest”, komenton fondacioni “Bockler”, përcjell Atsh.

Punonjësit gjermanë janë në një pozicion të favorshëm për të kërkuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave të tyre në një vend që po regjistron vitin e nëntë radhazi me rritje ekonomike, përcjell albinfo.ch.