Integrimi
Gjermania shtohet me migrantë
Popullsia e Gjermanisë është rritur dukshëm vitin e kaluar për shkak të numrit të madh në rritje të migrantëve. Një tendencë me shanse dhe rreziqe
Për qindra mijëra migrantë nga e gjithë bota Gjermania është një vend tërheqës. Veçanërisht nga shtetet e Evropën Jugore dhe Lindore, njerëz që kërkojnë punë vërshojnë për në Gjermani.
Vitin e kaluar në Gjermani erdhën 300 mijë persona më shumë se u larguan. Në këtë mënyrë, numri i popullsisë, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave iu afrua shumë shifrës 82 milionë. Shumica e të ardhurve kanë zënë vend në qytetet e mëdha që përjetojnë bum ekonomik si Këlni, Frankfurti dhe Mynihu, në rajone fshatare thuajse nuk ka rritje të popullatës.
Shumë grekë, spanjollë ose bullgarë shohin në migrimin për në Gjermani shansin e vetëm për punë. Në vendet e tyre të origjinës ka papunësi shumë të madhe, pa perspektivë për një kthesë të shpejtë të punëve. Aq më shumë zhgënjehen ata kur e vënë re se nuk i presin me krahë hapur. Gjermania ka nevojë për një kulturë mikpritjeje, thotë Steffen Kröhnert nga Instituti i Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin.
“Gjermania në të kaluarën shpesh është mbyllur në vetvete. Neve na nevojiten migrantë të kualifikuar, që do të thotë se duhet të thjeshtohet njohja e kualifikimeve të tyre dhe që ata të kenë mundësi të qëndrojnë këtu në Gjermani me familjet e tyre.”
Krahas elementëve konkretë juridikë, në kulturën e mikpritjes bën pjesë p.sh. që migrantët të mos presin me orë të tëra në zyra të ndryshme për të marrë dëshmi të caktuara dhe që përpunuesi i lëndës të mos i degradojë në një shifër procesesh të punës.
Vala aktuale e migrimit sjell para së gjithash njerëz me kualifikime të mira në Gjermani: inxhinierë, akademikë, punonjës të specializuar.
Nga kjo përfitojnë sipërmarrjet gjermane dhe me to e gjithë shoqëria gjermane. Megjithatë do të ishte veprim dritëshkurtër përqendrimi shumë i madh tek personat me kualifikime më të larta, paralajmëron Steffen Kröhnert.
” Gjermania ka nevojë jo vetëm për më shumë inxhinierë, por edhe për njerëz që të kujdesen për të tjerët, fushë ku nuk kërkohen kompetenca kaq të larta. Ky është një shans për integrimin e personave më pak të kualifikuar”, tha Steffen Kröhnert.
Më parë, migrantët mësonin gjermanisht në të ashtuquajtura “kurse për të shpërngulurit,” që sot në kuadër të procedurës së marrjes së nënshtetësisë quhen “kurse integrimi”.
Por brezi i ri i migrantëve ka nevojë shumë më tepër për oferta të specializuara, thotë Günter Heinecker nga Shkolla e gjuhëve “Arenalingua”.
“Ata marrin vende pune si inxhinierë, shkencëtarë të shkencave të natyrës, mjekë ose infermierë dhe është e qartë që një mjeku i nevojiten njohuri të tjera të gjermanishtes nga një shkencëtar i shkencave të natyrës ose nga një person që punon në gastronomi”, tha Heicker.
Migrantët me prejardhje nga vende të BE-s, dalloheshin shpesh nga të tjerët nga dëshira për të punuar me çdo kusht dhe për t’u integruar në jetën sociale, ka konstatuar Steffen Kröhnert.
Me këtë ata i shmangen rrezikut që të bashkohen në subkultura brenda Gjermanisë dhe që të veçohen nga pjesa tjetër e Gjermanisë.
Kröhnert nga Instituti i Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin kërkon që popullsia vendase në Gjermani të përgatitet nga politika më mirë, në mënyrë që t’i pranojë pa rezerva anëtarët e rinj në mesin e saj.
Nga ana tjetër është e rëndësishme që të vritet mendja që tani, si mund të ndryshojë gjendja përballë krizës së ardhshme ekonomike.
Rreziku është që migrantët të jenë të parët që konfrontohen me probleme, kur shpërthejnë krizat.
/DW/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës