Integrimi
Ka vuajtur dënimin në Zvicër, frikohet nga hakmarrja në Kosovë
I liruari nga burgu ka pohuar se babai i viktimës nuk ia ka falur gjakun e djalit dhe nuk e përjashton hakmarrjen ndaj tij
Në vitin 2004 në Uetendorf të Kantonit të Bernës një shqiptar nga Kosova kishte vrarë një bashkëkombës të tij. Tash, kur e ka përfunduar vuajtjen e dënimit, ai, sipas vendimit të organeve kompetente, do të duhej të dëbohej në Kosovë por nuk guxon ngase ndjehet i rrezikuar nga hakmarrja e familjarëve të viktimës. Këtë frikë të tij e ka përligjur edhe Gjykata Administrative e Bernës e cila ka vendosur se ai mund të qëndrojë për një kohë në Zvicër.
Në vendimin e gjykatës së përmendur thuhet se kantoni, për shkak të vrasjes së kryer, me të drejtë ia ka hequr kosovarit të drejtën e qëndrimit të rregullt që ai e ka pasur më parë në Zvicër. Por në rrethanat aktuale është e palejueshme që ai të dëbohet në Kosovë pasi që atje ka mundësi të bëhet viktimë e hakmarrjes. Për këtë arsye, organet federale duhet të shqyrtojnë mundësinë e ndarjes së një lejeje qëndrimi të përkohshëm për të.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Bernës nga viti 2009, kosovari kishte vrarë bashkatdhetarin e tij në një konflikt, në vetëmbrojtje. Për këtë arsye ai qe dënuar vetëm me 4 vjet e gjysmë burg. Dhe, pas vuajjes së dy të tretave të dënimit, (siç e parashohin rregullat për personat me sjellje të mirë) ai është liruar nga burgu.
Pas kësaj, për t`i shpëtuar dëbimit që e priste, i liruari i është drejtuar Gjykatës Administrative, shkruan Tagesanzeiger dhe der bund.ch. Kjo e fundit ka ardhur në përfundim se personit në fjalë i është hequr me të drejtë e drejta e qëndrimit në Zvicër, pasi që ai kishte kryer një vepër të rëndë penale. Veç kësaj ai kishte kryer edhe më parë në mënyrë të përsëritur disa delikte të dënueshme dhe e kishte shpërfaqur një nënçmim të papranueshëm të ligjit në Zvicër.
Mirëpo pavarësisht nga të gjitha këto, dëbimi i tij duhet të merret sërish në shqyrtim për faktin se “ka indikacione serioze se në rast kthimi në Kosovë jeta e tij do të ishte në rrezik”. I liruari nga burgu ka pohuar se babai i viktimës nuk ia ka falur gjakun e djalit dhe nuk e përjashton hakmarrjen ndaj tij.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












