Futboll

Mavraj i bashkohet Bashës në Greqi

Te skuadra greke, Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën, i cili u transferua në Selanik rreth një muaj më parë

Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj ishte lojtari i vetëm i përfaqësues kuqezi që ishte ende pa skuadër.

Në dy vitet e ardhshme mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Arisit të Selanikut, pasi ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin grek, përcjell albinfo.ch.

Te skuadra greke, Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën, i cili u transferua në Selanik rreth një muaj më parë.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i Arisit të Selanikut, Theodor Karipidis, i cili në profilin e tij zyrtar ka hedhur një foto të Mavrajt me klubin e tij të ri, përcjell albinfo.ch. Mbrojtësi ka firmosur tashmë kontratën me klubin grek dhe pas angazhimit me kombëtaren kuqezi do t’i bashkohet skuadrës së tij të re.