Integrimi
Vlerësohet kontributi i kosovarëve në Zvicër
Zëvendësministri i Drejtësisë së Kosovës, Abdyl Ymeri, ka pritur në takim një delegacion të Zyrës Federale të Zvicrës për Migracion, të kryesuar nga Drejtori i kësaj zyre, Mario Gattiker
Zëvendësministri Ymeri ka bërë prezantimin e të arriturave të Kosovës lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe punët që janë duke u bërë në eliminimin e migrimit jo ligjor, ndërsa u bisedua edhe mundësia e krijimit të kushteve për riatdhesim të kontrolluar nëpër faza të caktuara, thuhet në kumtesën e MD-së.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Zyrës Federale të Zvicrës për Migracion, kanë shprehur gatishmërinë e tyre në rregullimin e kushteve për përmirësimin e migrimit ligjor dhe kanë ofruar ndihmën e vendit të tyre lidhur me përmirësimin e kushteve për të riatdhesuarit.
Po ashtu, përfaqësuesit zviceran kanë thënë se qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, ka dhënë kontribut shumë të madh në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.
Ministria e Drejtësisë kërkoi që krahas plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave, të bëhet edhe lehtësimi i kritereve për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik