Autotech

‘Nike’ feston 30-vjetorin e lansimit të motos “Just Do It”

Ish-qendërmbrojtësi i Ligës Kombëtare të Futbollit në SHBA, Colin Kaepernick do të jetë fytyra e re e fushatës reklamuese të kompanisë Nike. Kompania është duke kremtuar 30 vjetorin e lansimit të motos, “Just Do It”, kanë raportuar mediat, përcjell albinfo.ch.

Kaepernick ishte qendërmbrojtës në San Francisco për 6 vjet dhe ngjalli debat kombëtar kur u gjunjëzua gjatë antonimit të himnit amerikan, gjatë sezonit të 2016 në shenj proteste kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë.

Kjo protestë e tij kishte ngjalluar reagime të ashpra të shumë adhuruesve të futbollit dhe vet presidentit amerikan të cilët thanë se në këtë mënyrë ai poshtëroi flamurin dhe ushtrinë.