Manifestime
“Zvicerani i Vitit” është Dario Cologna
31.39 për qind të votave i kanë shkuar Dario Cologna-s. I dyti, me 14.58% të votave ka qenë Jakob Kellenberger, ndërsa Bastian Baker, i treti, me 13.50%.
Në një solemnitet të madh Gala të mbajtur mbrëmë në Cyrih, janë ndarë për të njëmbëdhjetën herë me radhë çmimet “Swiss Awards” ku përfshihet edhe çmimi për “Zviceeranin e Vitit”. Këtë të fundit e ka marrë ylli i shtigje të gjata me ski, Dario Cologna, ndërsa çmimi për vepër jetësore “LifeTimeAward” i është dhënë ish këshilltarit federal Adolf Ogi.
Cologna nuk ishte aty për ta marrë çmimin.
Fitues të tjerë, nga fusha të ndryshme të “SwissAwards” janë shpallur edhe bendi “77 Bombay Street” (në fushën e shoubiznesit), Jakob Kellerberger nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (politikë), Bineta Diop, luftëtare për të drejtate njeriut (shoqëri), dizajnerët Daniel dhe Markus Freitag (ekonomi) dhe mezosoprania Cecilia Bartoli (kulturë).
31.39 për qind të votave të publikut televiziv i kanë shkuar Dario Cologna-s për çmimin “Zvicerani i Vitit”. I dyti, me vetëm 14.58% të votave ka qenë Jakob Kellenberger, ndërsa këngëtari Bastian Baker, i treti, me 13.50%.
Çmimet janë ngarë nga Radio dhe televizioni publik i Zvicrës
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës