Shkurt.ch
Shivan M. pranon vrasjen e Vigan Morinës
Sipas avokatit të Shivanit ai ishte rrahur nga dy vëllezërit Morina, pastaj i kishte goditur ata me thikë
Personi i cili akuzohej për vrasjen e shqiptarit Vigan Morina në Cyrih, irakiani Shivan M. ka pranuar veprën. Rreth 6 muaj pas krimit të rëndë, Shivan, sipas avokatit ë tij pranon se natën e 15 korrikut të vitit që shkoi, ka privuar nga jeta me goditje të thikës Viganin 23 vjeçar, njoftojnë mediet zvicerane.
Nga fundi i korrikut ai mbahet në burg, fillimisht në Norvegji, ku ishte arratisur pas varsjes e prej disa muajsh i ekstraduar në Zvicër. Rrethanat dhe motivet e vrasjes vazhdojnë të mbeten të paqarta.
Ajo që dihet është se natën e kobshme Vigani me vëllanë dhe me shoqërinë e tij ishin duke e festuar ditëlindjen e tij të 23-të në lokalin e njohur të Cyrihut Kaufleute. Brenda klubit ai ishte fjalosur me Shivan M. Atje ishte përshkallëzuar konflikti.
Sipas avokatit të Shivanit ai ishte rrahur nga dy vëllezërit dhe për këtë arsye sigurimi e kishte alarmuar policinë. Pasi qenë përzënë nga klubi, kishin vazhduar konfliktin me ç`rast Shivan kishte goditur dy velleezërit me thikë. Goditjet kishin qenë fatale për Viganin dhe i kishin shkaktuar plagë serioze edhe vëllait të tij, Visarit.
Autoritetet përgjegjëse të Cyrihut nuk kanë qene të arritshme të shtunën për të konfirmur lajmin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë