CH-Ballkani
Korrigjimi i kufijve u kujton boshnjakëve marrëveshjen Cvetkovic-Macek
“Kur flitet për korrigjimin e kufijve më shumë se Kosova preket një vend tjetër: Bosnja dhe Hercegovina,” përcjell albinfo.ch.
Ish zv.ministri i brendshëm në Bosnjë, Emir Suljagic, ka shkruar një artikull për “korrigjimin e kufijve” në median arabe “Al Jazeera”.
“Kur flitet për korrigjimin e kufijve më shumë se Kosova preket një vend tjetër: Bosnja dhe Hercegovina,” përcjell albinfo.ch.
Në gusht 1939, kryeministri i Mbretërisë Jugosllave, Dragisa Cvetkovic, dhe lideri i politikanëve kroatë, Vladko Macek, arritën një marrëveshje në të cilën Bosnja dhe Hercegovina ndahej dhe do ekzistonte si entitet administrativ autonom, me një të tretën e rajonit nën Kroacinë dhe pjesa tjetër e aneksuar nga Serbia. Marrëveshja njihet si Cvetkovic-Macek.
Kur u pyet Macek pas Luftës së Dytë Botërore për atë se çfarë parashihte marrëveshja për popullatën myslimane të Bosnjës, ai u përgjigj: “Ne u morëm vesh rreth Bosnjës, sikur aty të mos ekzistonin myslimanët. Dhe kjo ishte ajo që ne vepruam.”
Pra, një “precedent i Kosovës do të nxiste nacionalistët serbë dhe kroatë për të gllabëruar Bosnjën dhe Hercegovinën dhe popullatën e saj myslimane”, vijon më tej Sulgajic, përcjell albinfo.ch.
Për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mjaft skeptikë janë edhe mediat gjermanofone si “Die Presse”, “Der Standard” dhe “Der Spiegel”.
“Kontesti i ri për kontrollin e korridoreve është garantuar me tërheqjen e vijave etnike. Megjithatë, nga kjo nuk është e paargumentuar frika për efektin domino në Maqedoni dhe Bosnjë,” shkruajnë mediat e lartëpërmendura.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’