Të tjera
Poetja shqiptare ftohet në mbrëmjen poetike “Poezi nga gjithë bota”
Poetja shqiptare Hava Kurti Krasniqi shprehet e gëzuar shumë për ftesën që ka marrë
Poezi nga gjithë bota. Kështu quhet projekti poetik, i cili ka për qëllim të prezantojë poet e shkrimtarë nga të gjitha kombet e botës.
Poetja shqiptare Hava Kurti Krasniqi shprehet e gëzuar shumë për ftesën që ka marrë. “Unë isha e ftuar në një promovim libri të një autoreje zvicerane, aty lexova një poezi shqipe në gjuhë shqipe dhe gjermane, dhe pas leximit zonja Lichtensteiger që ishte në rolin e moderatores së promovimit më erdhi pranë dhe më ftoi që të lexoj me datën 1 tetor, për të prezantuar poezinë time në shqip dhe të përkthyer në gjermanisht”, është shprehur Kurti-Krasniqi.
Por, si e ka menduar ajo këtë mbrëmje, ku do të jetë e vetme në binë, poetja për albinfo.ch u shpreh: “Kam lexuar shpesh nëpër biblioteka e teatro nëpër Zvicër, por pranë meje gjithmonë kanë qenë edhe autorë zviceran. Kësaj here gjatë tërë kohës do të lexoj vetëm unë. Por poezia nuk të lë vetëm kurrë. E kam menduar të lexoj edhe ndonjë poezi nga: Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Martin Camaj, Flora Brovina, etj. Dhe jam e bindur se poezia shqipe do ti fascinon të pranishmit që vijnë nga kultura të ndryshme”, ka shtuar tutje poetja shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave