E-Diaspora

Rrethi Shqiptar-Mejrinas më 29 shtator kremton 20 vjetorin e themelimit

Mbrëmja festive do të mbahet më 29 shtator, prej orës 19:00, në sallën e festave të shkollës Boudines në Mejrin

Shoqata Rrethi Shqiptar-Mejrinas me seli në Gjenevë ka bërë të ditur se shumë shpejt do të kremton 20 vjetorin e krijimit të tij.

Për këtë qëllim, kryetari i kësaj shoqate, Agim Paçarizi, ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë, shkruan albinfo.ch.

Mbrëmja festive do të mbahet më 29 shtator, prej orës 19:00, në sallën e festave të shkollës Boudines në Mejrin, kurse adresa është: Rue des Boudines 10, 1217 Meyrin. Hyrja për të gjithë do të jetë falas.

Në këtë mbrëmje do të ketë valle tradicionale shqiptare nga Ansambli “Gëzuar”, koncert me këngëtaren e njohur shqiptare, Elina Duni, si dhe valle me grupin “Ilirët”.